Qytetarë të shumtë janë mbledh para qeverisë maqedonase, duke protestuar kundër propozimit francez. Ata tani më janë futur në oborrin e qeverisë, pavarësisht, mbrojtëseve metalike dhe tentimit të policisë për t’i ndalur.

Protestuesit tërë kohën këndojnë e bërtasin: Ultimatum? -Jo, faleminderit. Disa nga protestuesit mbajnë të veshura edhe maska, ku i shihen vetëm sytë.

Kordoni i njësitit special është pozicionuar para dyerve të qeverisë, ndërkohë që protestuesit sillen vërdallë, duke vandalizuar oborrin e qeverisë.

Protestat kundër propozimit francez janë aktivizuar para disa ditëve kur dy palët, pra Maqedonia e Veriut dhe Bullgari, pranuan ndryshimet në propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të përafruar qëndrimet për një marrëveshje trepalëshe për tejkalimin e problemeve bilaterale mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Organizues të protestave këto ditë kanë qenë parti dhe grupacione opozitare.

Protestuesit e opozitës tashmë kanë arritur para Kuvendit të Maqedonisë ku me fjalë ofenduese për zyrtarët shtetëror, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Turpi i Maqedonisë jeni ju”, “Ju vjen era tradhti”, “Jetën e japim kombin nuk e japim”, “Të gatshëm për të vdekur për Maqedoninë”, janë disa nga thirrjet.

Sipas protestuesve, Pendarovski është i shitur, tradhtar dhe homoseksual.

Protestuesit e kanë gjuajtur objektin e Kuvendit me gjësende të forta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb