Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ”Opinion” të News24 ka komentuar propozimin e Bashës për sistemin zgjedhor por për shkak se dhe 9 ditë kanë ngelur nga afati përfundimtar i miratimit të Reformës Zgjedhore,

Gjermarkaj thotë se propozimi i Bashës është i dobishëm pasi mertion të ketë vëmendje teksa sistemi aktual zgjedhor shton ai është banalizuar. Nëse tryeza nuk ndalet tek ndryshimi i sistemit zgjedhor shprehet analisti atëhere kjo Reformë Zgjedhore do të jetë sa për të kaluar rasitn.

Po ashti sa i përket letrës së Presidentit Meta drejtuar Brukselit Gjekmarkaj i jep të drejtë që i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare pasi ambasadorët në Shqipëri janë këmbëkryq dhe nuk mund të bëjnë gjë.

Kemi ndjekur deklaratat më të fundit, Basha ka propozuar një reformë radikale zgjedhore dhe parlament me dy vota ndërkohë afati është 15 marsi. Sa të lehta dhe të vështira janë gjërat për t’u realizuar në harmoni të plotë?

Tani që ju përmendët datën duket që propozimi besoj nuk do të ketë sukses por propozimi meriton vëmendje dhe të diskutohet. Në një farë mënyrë sistemi është banalizuar për arsye që i dimë por ka dështuar në disa segmente. Hapja e debatit për reformatim të sistemit është pozitiv. Shqipëria duhet të modernizohet, të ketë sistem më efikas dhe është propozim i dobishëm. Se sa përkon ky me datën dhe mandatin që ka kjo tryezë, është vështirë ta diskutosh por ja vlen të provokosh. Nëse nuk ndalen tek ndryshimi i sistemit atëhere do të jetë një Reformë Zgjedhore sa për të kaluar rastin.

Debati mendoj unë është i vjetër. Nëse kujtoni në kohën e çadrës ajo ishte një rithemelim i sistemit dhe organeve kushtetutese parlamenti me dy dhoma, referendumi, president nga populli. Por pas 2017 nuk u rifol për të. Erdhi koha të riflitet me gjasë përsëri.

Duket se palët janë në mënyrë diametrale kundra njëra tjetrës. Të gjithë këto gjëra që kanë ndodhur me kalimin e viteve por sidomos dobësitë e sistemit ka nevojë për riformatim. Pse nuk ka debat? Partitë politike në Shqipëri nuk debatojnë sepse kryetari është partia. Figura themelore dhe jeta e partisë rrotullohet rreth kryetarit.

Dështim i Reformës, çfarë do të thotë kjo nëse ndodh?

Është një nga 9 pikat që ka kërkuar Bundestagu dhe në një farë mënyrë është pikë themelore për të ndërmjetësuar mes palëve për të dhënë garanci si dhe për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Dështimi i saj qoftë PD dhe PS do të ishte një përgjegjësi dyfishe, përballë opinionit shqiptar por edhe atij që kanë më shumë frikë atij të Bundestagut apo dhe Komisionit Europian.

Nëse do të dështojnë këtë Reformë do të ketë përgjegjësi dhe do të ketë qëndrime të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë dhe opozitës.

Që mos dështojë është në interesin e të gjithëve dhe duhet një kompromis jo i ulët dhe banal por një kompromis që të marrë të gjitha për bazë problemet e infrastrukturës zgjedhore.

Letra e Presidentit Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin të BE, u cilësua nga Rama si përpjekje për të penguar integrimin e vendit, Meta sqaroi se ka shpjeguar krizën Kushtetuese?

Nuk besoj aspak që është përpjekje për të ndaluar procesin e integrimit në vend, është e vështirë për ta besuar. Do të ishte kundraproduktive në rafshin politik për të por sulmohet politikisht nga Rama dhe ai konvenon ta bëjë këtë sulm. Por duhet të shohim shkaqet pse Presidenti e ka bërë këtë letër.

Presidenti dhe Presidenca ka mbetur si ishull në mes të një oqeani pushteti absolut të mazhorancës, që vjen dhe nga largimi i opozitës nga Parlamenti apo edhe nga mosmarrja pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo mazhorancë është e mbingarkuar me pushtet. Duke qenë e mbingarkuar me pushtet nuk është se ka treguar modesti por është treguar mjaft e dhunshme dhe ka simptoma të dhunshme sundimi.  Madje edhe raporti me Presidencën e dëshmon këtë që e kanë futur Presidentin në një proces shkarkimi dhe në një farë mënyre e kanë zhveshur nga kompetenca. Nuk ka institucione, s’ka Gjykatë Kushtetuese apo gjykata të tjera themelore. Ndërkombëtarët janë këmbë kryq, ambasadorja amerikane,të tjerë. Presidenti s’ka bërë asgjë të keqe që i është drejtuar institucioneve të BE. Ne kemi humbur sovranitetin që e kemi vështirë ta fitojmë dhe jemi ankuar në institucione. Meta është ankuar në institucione ndërkombëtarë për shkak se mungon arbitri në një kohë që atij i grabiten kompetencat.

Flamuri amerikan dhe Yuri Kim?

Mendoj që çdo institucion në Shqipëri mbi të gjitha Presidenti, kryeministri dhe opozita nuk e kanë luksin të hyjnë në asnjë kurs konfrontimi me SHBA. Për arsye të drejte dhe fuqie. S’ke munësi të bësh një lojë në kundërshtim me aspiratat e tyre në këtë vend. S’kemi pse mos e themi që qëndrimi i ambasadores amerikane ndaj manifestimit të Presidentit që për mua ishte mjaft korrekt dhe i duhur por për përdorimin e flamurit amerikan ishte i ashpër, i pazakontë. Se amerikanët reagojnë kur dhunohet flamuri i tyre, jo kur respektohet. Meta  u përpoq të respektonte flamurin amerikan duhet të lexojë arsyet e këtij reagimi dhe të gjejë pilulën përkatëse që të shërojë keqkuptimet.

Duhet të lexojë gjestin e solidaritetit që i dha Yuri Kim ministres së Drejtësisë Etilda Gjonajt që është sulmuar me të drejtë në disa raste mendoj unë nga Meta dhe mbështetjen që i dha për të vazhduar në të njëjtën rrugë.

Nuk mendoj se gjuha e sfidës apo e përplasjes e ndihmon Presidentin për të zgjidhur problemet që ka me mazhorancën për Kushtetutën por as Shqipërinë për të pasur standarte dhe demokraci funksionale.

Jemi të detyruar të kemi marrëdhënie të mira me SHBA dhe ambasadoren amerikane dhe duhet të jemi të detyruar bindës në komunikimin me to dhe jo sfidues.

 

Kriza me refugjatët?

I kam parë dhe i kam dëgjuar këto lajme. Jemi në fushën e hamendësimeve. Shqipëria është shndërruar në një popull emigrantësh. Kemi 2 milion shqiptarë që jetojnë jashtë. Ne jemi të papërgatitur të mbajmë një

Është një koncesion që bën për arsye të tjera. Por Shqipëria nuk duhet t’i marrë kurrë negociatat për një koncesion që është kundër interesave të saj por t’i marrë për kapacitetet e saj.

Europa nuk është vetëm libër i shenjtë por edhe pragmatist. Imagjinoni të vijnë 30 mijë sirianë këtu në një kulturë shqiptare kur edhe shqiptarët ikin. Do të ishte një autogol i madh për Shqipërinë.

Thirrje në distancë mes Presidentit Meta dhe kryeparlamentarit Ruçi. Si ishte reagimi i këtij të fundit që e fton në Kuvend?

Gjuhë pak sibiline por pak më e ndryshme që përdor kryeminsitri dhe njerëzve të afërm që i përcjellin mesazhet komunikatave. Meta dhe Ruçi kanë qenë bashkë në një parti, Meta ka qenë kryeminisër socialiste dhe sot President i zgjedhur nga socialsitët dhe kanë marrëdhëniet e tyre

Keqardhja e Ruçit është më e madhe se e Ramës për skizën e fortë të krijuar mes Presidentit dhe mazhorancës.

Ajo ftesa është 50 përqind hipokrite dhe 50 përqind apo më pak e  ndershme. Është si të përdor një shprehje të vulgut‘’Më kanë çu me la gojën’’. Dmth thjesht luan me karta politike për t’i thënë opinionit dhe elektoratit që po bëjnë një përpjekje për të pasur një marrrëdhënie insittucionale ndërkohë që marrëdhëniet institucionale kanë vdekur pasi në mes është kufoma e ligjit për betimin apo për Gjykatën Kushtetuese që është shtyrë në kalendat greke dhe nuk po ngrihet sepse mesa duket që mazhorancës të ngrihet pasi do gjykojë disa çështje me karakter të fortë politik

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb