Deputeti Dashamir Shehi ka propozuar në Kuvend që qeveria të marrë vendim për rritjen e të gjitha pagave nga 25-30%.

Sipas tij rritja duhet të bëhet në bllok dhe jo për sektorë të veçantë.

“Ky vend ka nevojë të ngrihen pagat në mënyrë pasive 25-30%. Deri tani 10% e ka marrë rritja e inflacionit. Duhet të ngrihen si piramidë pagat, jo të shkëputen sektorët. Të marrim kurajon në Parlament dhe ti rrisim për këtë vit dhe vitin tjetër. Duhet ti ngremë në bllok pagat. Duhet ti japim stimul administratës publike. Ti japim stimul edhe rinisë që të mos marrë rrugët e emigracionit”, u shpreh Shehi.

Kreu i LZHK-së tha se “kjo mund të bëhet po të kemi kurajon dhe të heqim dorë nga shpenzime të tjera. Ngremë rrogat, duke rritur rrogat kemi shans të rrisim edhe pensionet. Kjo është një politikë e guximshme nëse duam të shohim më larg sesa zgjedhjet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb