Kryeministri Edi Rama reagon pas propozimit të Francës për zgjidhjen e ngërçit të Maqedonisë s Veriut dhe hapjen e rrugës për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një postim në “Twitter”, krah Presidentit Macron, Rama thekson se Franca i ka dhënë Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb