PRAGË– Një borxh i trashëguar nga shkëmbimet tregtare mes Kubës dhe Çekosllovakisë, që në 1993 u nda në Republikën Çeke dhe Sllovakinë, i llogaritur me 260 milionë euro, sipas mediave çeke, kërkohet të kthehet.

Por në mungesë të parave cash, Kuba i propozoi Republikës Çeke t’ja rimbursojë borxhin e saj me mallra, duke përfshirë pije alkolike, veçanërisht rum. Lajmi bëhet i ditur sot edhe nga Ministria çeke e Financave.

Sipas Ministrisë, shuma e përgjithshme e borxhit nuk është përfundimtare, ndërsa vazhdojnë bisedimet në lidhje me vlerën dhe rimbursimin e borxhit, të nisura në fund të vitit të kaluar.

“Pala kubane prezantoi një listë të lëndëve të para duke përfshirë disa marka të rumit”, sqarojnë mediat çeke.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: