Damian Gjiknuri duket se ka rënë në kontradiktë me propozimin e PD për një moratorium të vettingut gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Gjiknuri shprehet se nuk mund të bllokohet procesi i vettingut për shkak të ngritjes së Kolegjit Zgjedhor, kur nga ana tjetër mund të përzgjidhen gjyqtarë që kanë kaluar vettingun.

Po ashtu bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore thotë se PD me këtë propozim vendos në pikëpyetje Reformën në Drejtësi sikur ajo mos ketë ndodhur kurrë.

”Nuk duket normale që procesi i vettingut të bllokohet për shkak të formimit të Kolegjit Zgjedhor. Do ishte e arsyeshme që ata që kanë kaluar vettingun të jenë pjesë e saj dhe gjithashtu të zgjerohet edhe shkalla. Nuk mundet PD të vendosë në pikëpyetje Reformën në Drejtësi dhe ato çfarë kemi arritur. Po ata që kanë kaluar vettingun, madje unë dua të pakësohen anëtarët e Kolegjin Zgjedhor por s’dua që të mbaj qëndrime sepse jemi në negociata. Shpresoj që opozita brenda javës tjetër të sjellë të gjitha propozimet dhe shqetësimet që më pas koha të shfrytëzohet për kompromise. ”- tha Gjiknuri.

Sot PD propozoi për gjyqtarët që do të përbënin Kolegjin Zgjedhor një moratorium që do i përjashtonte nga vettingu deri në mbarimin e mandatit të tyre 4- vjeçar. Kjo ndodh pasi PD pretendon se prej vettingut gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor janë nën presion dhe nuk mund të marrin vendime të paanshme për ankimimet në zgjedhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb