I ftuar këtë të enjte në studion e emisionit “FrontLine”, në “News 24”, ishte deputeti Dashamir Shehi.

Ai tha se është dakord për një nga pikat e amendamentit të PD, që thotë se duhet bërë vetingu i politikanëve.

Me këtë rast sipas Shehit, Kuvendi do të pastrohet nga disa figura që kanë abuzuar me pushtetin dhe si shembull thotë ai, duhet që t’u sekuestrohen pasuritë.

Gjithashtu ai u ndal dhe te ndryshimet kushtetuese e sistemi zgjedhor. Sistemi zgjedhor sipas tij është më i keqi i këtyre 30 viteve dhe forcon më shumë pushtetin e kryetarit të partisë.

Në këtë mënyrë sipas deputetit, ndryshimet do të ishin të nevojshme.

Vetingu i politikanëve, a keni qenë në dijeni të amendamenteve të PD, apo jeni njohur nga mediat?

Dashamir Shehi: Kjo nuk është tezë e re, ka vite që qarkullon. Problemi është që s’kemi pasur debat publik, me ekspertë, njerëz. Unë gjykoj që nëse do të na thërrisni dhe ne do të jepnim një kontribut për hir të eksperiencës.

Jam dakord të ketë një veting për politikanët me këtë lloj korrupsioni galopant, njerëz që kanë hyrë në politikë pa asnjë pronë dhe sot kanë miliona. Jam dëshmitar prej 30 vitesh. Unë jam me të dyja duart që të kemi mundësi të pastrojmë një pjesë të politikanëve, por nëse dikush dënohet, bëhet shembull. Unë do të doja të shikonim se çfarë kanë menduar dhe të gjithë të mbërrinim në atë formulë që do të ishte më e mira, nivelit të propagandës, të korruptuar ka sat ë duash. Të dënohet dikushi, t’i sekuestroheshin pasuritë. Them që shpesh herë e bërë me shpejtësi dhe pa u diskutuar… Mua s’më pëlqen ideja që do e bëj SPAK-u. SPAK-un po e ngarkojmë me detyra që janë të natyrës administrative.

Se të mbledhësh dokumente për qindra njerëzve, se po flasim për politikanët në këto 30 vite. Unë gjykoj dhe në princip që të bëhet një hetim të klasës politike, do të ishte mirë për demokracinë, do të ishte një farë drejtësie, mirëpo duhen gjetur formulat të bëhet seriozisht e të mos bëhet zhurmë kot. Hajde ta diskutojmë, ta hapim për publikun dhe ta bëjmë këtë çështje më efektive. Unë them se aksioni politik i opozitës nuk duhet të ndalojë. Në këtë mes ka disa ide. Ne duhet të bëjmë një ligj të ri zgjedhor. Ky lloj ligji, lidershipit dhe opozitës i pëlqente sepse i përqendronte pushtetin te kryetari. LSI në radhë të parë, 110 mijë vota me 4 deputetë, kjo është…

Rama tha që do e çonte LSI për skrap

Dashamir Shehi:
Ligji është shumë i keq, e pak rëndësi ka nëse dëmton partinë, por dëmton shqiptarët. Ligji zgjedhor është i keq që prej vitit 2008. Nga kjo pikëpamje mendoj që PD ka bërë mirë që ka menduar për këtë temë, por kjo duhet marrë seriozisht. Kjo punë do vullnet politik. Si përfundim kemi mbërritur këtu ku jemi, e në këtë mes përfituesi është zoti Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb