Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me banorët e Elbasanit sugjeroi një ide tjetër për largimin e popullsisë nga kultivimi i kanabisit. Kryemadhi propozoi që qeveria të mbështesë qoftë edhe ekonomikisht, mbjelljen e bimës së shafranit.

Sipas deputetes, nëse qeveria do subvenciononte shafranin do i largonte kështu njerëzit nga mbjellja e paligjshme e kanabisit.

“I bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojmë sa më shumë drejt kultivimit të bimëve që do të përmirësojnë dukshëm dhe jetesën e qytetarëve. Dhe jemi në zonën ku duhet të mbillet shafran. Përveçse luftojmë kundër kultivimit të kanabisit largojmë njerëzit nga mentaliteti në shërbim të kësaj bime të krimit të organizuar por kultivojmë ndërkohë produkte tejet elitare. Është një zonë kjo e Dumresë, Cërrikut, Peqinit e Gramshit që është shumë e mirë për kultivimin e shafranit. Ndihmon në biznese familjare por edhe në punësimin e madh të grave”, – tha Kryemadhi

Bima e shafranit, e njohur edhe si “Ari i Kuq” kushton rreth 65 dollarë për gramë, dhe mund të jetë më i kushtueshëm se metali i çmuar e kësisoj, sjell fitime më të mëdha edhe se kanabisi e çdo bimë tjetër.

Disa nga dobitë shëndetësore të shafranit
Falë vetive të tij anti-inflamatore dhe antioksidues, Shafrani i Indisë është përdorur në trajtimet mjekësore për shekuj me radhë. Shafrani i Indisë rregullon sistemin imunitar dhe ul inflamacionin e lëkurës
-Ndihmon për t’u dobësuar
-Lufton ftohjen
-Përmirëson shëndetin mendor
-Është një detoksifikues natyral

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: