Gjyqtari Daniele Orsato shtoi vetëm tre minuta në periudhën e dytë të kohës shtesë te Real-City, dhe më pas vërshëlleu për fundin e ndeshjes kur kishin mbetur edhe 10 sekonda, pikërisht kur portieri Ederson ishte gati të fuste topin në fushë.

Ndërsa disa e kanë lavdëruar Realin pas një tjetër rikthimi mahnitës, të tjerë kanë përdorur fazat e fundit të lojës për të debatuar rregullat e kësaj loje.

Duke shkruar në Daily Mail, ish-gjyqtari Mark Clattenburg, sugjeroi futbollin që të prezantonte ndeshjet 60-minutëshe me ndalim të kohës kur topi nuk është në lojë, për t’i zhdukur vonesat gjatë ndeshjeve.

Sportet e tjera, si basketbolli dhe futbolli amerikan, përdorin këtë formë dhe është një koncept i drejtpërdrejtë: në thelb, ora ndalet sa herë që topi nuk është në lojë, për incidente, duke përfshirë lëndimet, zëvendësimet dhe gjyqtari që jep paralajmërime.

Organi ligjbërës i futbollit, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit,  ka shqyrtuar më parë mundësinë e futjes së këtij rregulli. Në Premier League e këtij sezoni, koha mesatare e ‘topit në lojë’ është 55 minuta e tre sekonda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb