Ngjitja në cepin e një vullkani aktiv është një kënaqësi e madhe për adhuruesit e lartësive, ndërsa propozimi në të tilla lartësi e bën situatën edhe më emocionuese.

Jarod, një i ri kanadez ra në gjunjë përpara të dashurës së tij  Alison, teksa ndodheshin në shtegun e ngushtë në Mount Bromo të Indonezisë. “Kemi vizituar shumë regjione, ndërsa kjo është hera e parë që shohim një vullkan. Këtu vendosa t’i bëj gjërat sa më interesante”, shkroi Jarod.

Ata që kanë parë videon e propozimit, kanë përgëzuar çiftin, por nga ana tjetër kanë lëshuar edhe akuza ndaj tyre, teksa thanë se propozimi në lartësi të tillë është i rrezikshëm.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb