E kush tha se romantizmi ka vdekur?! Një fakt që hedh poshtë këtë konstatim është rasti më i fundit i një propozimi befasues dhe disi të frikshëm në Tiranë. Një djalë ka hipur në vinç dhe me një banderolë në duar i ka kërkuar vajzës së tij të zemrës të fejohet me të: Pranon të fejohesh… apo të hidhem? Ka qenë vetë protagonistja që ka dërguar mesazhin tek Anabel bashkë me fotot.

“Përshëndetje Anabel! Kisha dëshirë të ndaja me ju (nëse është e mundur) një nga momentet më të bukura të jetës time, propozimin që më bëri i dashuri për fejesë. Kishte hipur në vinç dhe i mbuluar nga banderola ku shkruhej “pranon të fejohesh apo të hidhem” del përballë dritares së zyrës ku punoj unë (në katin e 5) Më pas hyn brenda në ambientin e punës dhe nxjerr unazën”, ka rrëfyer vajza.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: