Deputetja Rudina Hajdari ka thënë se tashmë ambasada e SHBA apo ndërkombëtarët po çojnë përpara idetë e tyre për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Hajdari thotë se sistemi zgjedhor duhet ndryshuar pasi pa të Shqipëria nuk mund të ecë përpara dhe të fitojë.

Ndërkohë ajo ka ftuar opozitën jashtëparlamentit që të vijnë në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe mos e lënë Shqipërinë në dorën e socialistëve.

”Reforma Zgjedhore është detyrim kombëtar dhe i detyrohemi gjeneratës së re për të qenë aty ku kemi dashur, në gjirin e BE. Nuk duhet ta bëjmë vetëm për BE, por edhe për veten. Për t’i rikthyer shqiptarëve sovranitetin e parlamentit.
çdo gjë në këtë vend ka marrë fund sepse politika shqiptare ka marrë peng vendin për vite me radhë.
Sot qytetarët shqiptarë duhet të ishin minimumi me buxhet të paktën 50 mijë dollarë për çdo familje. Ky ishte raporti i fundit nga BB. Që mos lapaçiten dhe të bëhen sikur nuk ecin përpara.
Sot shqiptarët nuk i kanë këto mundësi. Ne kemi naftë, krom, dete, lumenj, ku janë këto pasuri, janë të grabitura, nga 5 njerëz. Janë pasuruar dhe qytetarët nuk kanë mundësi të mbajnë familjet në këmbë.
Pra ti lind sot dhe nuk ke mundësi të bësh asnjë gjë në këtë vend. Ne si opozitë parlamentare po avokojmë për ndryshim sistemin zgjedhor. Mos bëjmë avokimin
Enver Hoxha ka vdekur në ’85 çfarë po bëjmë ne sot. Pse nuk e mbron një nga PS për Teatrin. Ju mban me litar prej fyti Rama.
Kam avokuar dhe ja arritëm ditës dhe ambasada amerikane bashkë me ndërkombëtarët po çojnë idetë përpara. Duhet ndryshim sistemi se i ka marrë peng qytetarët politika e vjetër.
I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare të rikthehet në tryezë, mos e lini Shqipërinë në dorë të socialistëve, mos i lini Bashkitë në dorë të socialistëve. Hajdeni në parlament të luftojmë. ”- tha Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb