Lajm i mirë për meshkujt aventurierë. Numri ideal i partnereve seksuale që duhet të kenë në mënyrë që të mbrohen nga kanceri i prostatës është 20, theksojnë shkencëtarët e Universitetit të Montrealit dhe të Institutit Armand-Frappier (INRS).
Hulumtimi i tyre ka treguar që numri i madh i partnereve zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës për 28 për qind në krahasim me meshkujt të cilët gjatë jetës kanë pasur vetëm një partnere, transmeton Telegrafi.
Ku është sekreti?
“Në ejakulim”, thotë për gazetën “Indipendent” shkencëtarja Marie-Elise Parent dhe sqaron që shpeshtësia e ejakulimit ka efekt mbrojtës kundër kancerit të prostatës kështu që ul përqendrimin e substancave kancerogjene në lëngun e spermës.
Mirëpo, shkencëtarët nuk kanë sqaruar përse shpeshtësia e ejakulimit është e nevojshme me partnere të ndryshme, si edhe përse ky hulumtim nuk ka të bëjë edhe me homoseksualët, për të cilët vlen, pikërisht, e kundërta. Më shumë se 20 partnerë tek ata do të dyfishonte rrezikun nga kanceri i prostatës, duke pasur parasysh që penetrimi anal i shkakton traumë fizike prostatës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: