POGRADEC

Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në Pogradec. Burime konfidenciale bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar sot në një lokal dhe janë arrestuar 7 persona.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se është ndaluar pronari i hotelit si edhe 3 klientë që janë gjetur në hotel dhe bar në kohën e operacionit.

Po kështu policia ka ndaluar dhe tre femra, një prej tyre minorene 17 vjeç, të cilat ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Vendi ku ushtrohej aktiviteti ndodhet përgjatë aksit Pogradec-Drilon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb