KAVAJA

Dy pronarët e hoteleve në Rrogozhinë që kishin ngritur një rrjet prostitucioni janë lënë në burg.

Gjykata e Kavajës ka evndosur arrest me burg për Bujar Gjuzin dhe Fatmir Hoxhën ndërkohë për 5 shtetaset që ata i shfrytëzonin si prostituta duke përfituar 1/3 e fitimit për pagesa deri në 100 euro janë dërguar në arrest shtëpie.

 

NJOFTIMI

Gjykata e Kavajës ka caktuar masat e sigurisë për 7 personat e ndaluar në operacionin “Zhuri”.

Gjykata vendosi “Arrest me burg” për pronarët e 2 hoteleve ne Rrogozhinë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha të cilët akuzohen për “Pershtatje e ambjenteve për ushtrim prostitucioni, dhe ushtrim prostitucioni”

Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 5 shtetaset e arrestuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb