Janë zbuluar të tjera biseda sekrete të Zonjës së Parë të SHBA, Melania Trump, të regjistruara nga ish-zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Winston Wolkoff.

Në bisedat e fundit të publikuara nga mediet e huaja shfaqet tërbimi i Melania Trump me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, teksa pretendon se kjo e fundit kishte një marrëdhënie me burrin e saj, Presidentin Donald Trump.

Në një seri bisedash të regjistruara fshehtësisht, Melania e quan atë “prostitutë porno” kur mëson se foto e saj do të dalë në revistën Vogue.

Regjistrimet e telefonatave janë publikuar në librin e Stephanie Winston Wolkoff, ish-konfidente e administratës Trump dhe mikeshë e Zonjës së Parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në bisedë Trump shpreh tërbimin e saj ndaj Stormy, e cila do të fotografohej për Vogue nga profesionistja Annie Leibovitz.

Melania thotë: “Annie Leibovitz po bën fotot e një prostitute pornoje dhe ajo do të shfaqet në edicionin e shtatorit apo tetorit.” “Çfarë je duke thënë?”, e pyet Wolkoff.

“Stormy”, thotë Melania. “Do të dalë në revistën Vogue. Annie Leibovitz po i bën fotot.” Aktorja porno Daniels, e lindur me emrin Stephanie Clifford, pretendon se ka pasur një marredhënie me Trump në 2006, kohë kur Melania ishte shtatzënë me djalin Barron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb