Granit Xhaka sa vjen e kthehet në një futbollist me peshë te Arsenal. Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane është vlerësuar si lojtari i muajit tetor te Gooners, ccmim ky që jepet nga tifozët.

“Graniti ishte një lojtar yll gjatë gjithë tetorit plot tension, duke luajtur në të nëntë ndeshjet tona dhe duke shënuar tre herë gjatë rrugës, duke përfshirë golin përfundimtar në derbin e Londrës Veriore kundër Tottenhamit, si dhe duke shënuar në ndeshjet kundër PSV Eindhoven dhe Southampton” – Shkruan klubi. Ky është muaji i dytë radhazi që Xhaka vlerësohet si lojtari më i mirë i Arsenal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: