Një video me përmbajtje seksuale që prej ditësh po qarkullon në internet i ka kushuar pankinën trajnerit të Malaga, Victor Sanchez del Amo. Klubi që militon në Ligën 2 spanjolle, pjesë e të cilit janë dy lojtarët e kombëtares shqiptare Armando Sadiku dhe Keidi Bare, ka zyrtarizuar vendimin, teksa në kominutatën për mediat bën të ditur se “efekti është i menjëhershëm deri në përfundim të një hetimi të plotë”, lexohet mes të tjerash në njoftimin e Malaga.

Victor070120 U70822457998enb U901157277868gyg 1248x770@diario Sur Diariosur
Victor070120 U70822457998enb U901157277868gyg 1248×770@diario Sur Diariosur

Më parë kishte reaguar edhe vetëm Victor Sanchez, i cili ka mbrojtur veten në lidhje me videon e publikuar dhe që po shoqërohet me shumë polemika në Spanjë. “Ju informoj se jamë viktimë e një krimi kundër intimitetit tim. Çështja është në dorë të policisë dhe unë do të bëj gjithçka që të ndjek udhëzimet e saj”, shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale trajneri. Publikimi i videos dhe vendimi i Malaga ka përçarë opinionin në Spanjë. Shumë prej kolegëve të tij janë rreshtuar në krah të Victor Sanchez, ndërsa disa media e kanë sulmuar trajnerin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb