Legjionarët në Serie A ishin protagonist absolut në javën e 36-të, të gjithë zbritën si titullarë për ekipet respektive. Një 90-minutësh shumë të mirë zhvilloi Kristjan Asllani përballë Napolit, shifrat e mesfushorit kuqezi janë me të vërtetë fantastike.

Nga 45 pasime të provuara, 42 prej tyre ishin të sakta. Me 56 prekje, ishte futbollisti me më shumë prekje të topit në radhët e Interit. Gjithashtu futbollisti që rikuperoj më shumë topa, 6 të tillë.

Një ndeshje pozitive për Sassuolo-n, për sa kohë ishte në fushë, dhuroi edhe Nedim Bajrami: “Ndeshja e tij ishte optimale, për fat të keq nuk u konvertua në rezultat, me Sassuolo-n që pësoi një humbje 1-2 përballë Monza-s, nota 5,5 për Bajramin.

Titullar dhe 90-minuta në fushë për Lazio-n zbriti edhe Elseid Hysaj, i vlerësuar me notën 6: “Një ndeshje me rregull në krahun e djathtë, në anën e tij Udinese e kishte të vështirë.

Titullar dhe 90-minuta në fushë zbriti edhe Berat Gjimshiti, i vlerësuar me notën 6,5: I rikthyer si titullar, Gjimshiti zhvilloi një paraqitje të zakonshme për të, e rregullt, e qartë në qendër të mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb