Aktivisti Adriatik Lapaj ka qenë pjesë e protestës për rritjen e çmimeve, që ka bërë bashkë mijëra qytetarët përpara ambienteve të kryeministrisë.

Lapaj tha se çmimet janë rritur në të gjitha sektorët, ndërsa rrogat qëndrojnë të pa ndryshuara. Ai solli në vëmendje masat e ndërmarra nga qeveritë e vendeve të tjera lidhur me këtë problematikë, ndërsa shton se qytetarët nuk do ndalen deri në normalizimin e situatës.

“Përshëndetje të gjithëve! Fjala ime do të jetë bashkë me ju. A është rritur çmimi i miellit? (Qytetarët: Pooo) A është rritur çmimi i orizit? (Qytetarët: Pooo) A janë rritur rrogat? (Qytetarët: Jooo) A është rritur çmimi i bukës? (Qytetarët: Jooo) A janë rritur rrogat? (Qytetarët: Jooo) A janë rritur fasulet? (Qytetarët: Poooo) A janë rritur rrogat? (Qytetarët: Jooo) A është rritur çmimi i naftës? (Qytetarët: Pooo) A janë rritur rrogat? (Qytetarët: Joo). Çfarë dreqin po bëhet me këtë vend? Kjo nuk është krizë vetëm e Shqipërisë është krizë e vendeve të tjera që reflektohet edhe te ne. Si rriten në Shqipëri çmimet me 40%. Po rendis masat e ndërmarra ditën e sotme nga qeveritë e përgjegjshme.

Vuçiç: Nafta do të mbetet 1.5 euro. Në Maqedoni me të njëjtin çmim. Në Kosovë është vendosur që shitësit me shumicë të kenë fitim vetëm 4% të vlerës. Në Greqi qeveria ka lancuar një plan për familjet në nevojë dhe pritet paketë e plotë brenda javës. A keni parë ndonjë masë nga Shqipëria? (Qytetarët: Joooo). A jeni dakord për rritjen e çmimeve? (Qytetarët: Jooo). Ne nuk ndalemi, derisa të ndalojnë këta. Nuk duhet të ndalemi më kësaj here. Kjo është protestë për çmimet, xhepat tanë, nënat dhe baballarët tanë”, tha Lapaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb