Ambasada italiane në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, që do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada italiane iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj të tregojë kujdes maksimal dhe të shmangin grumbullimet, pranë zonave ku do të zhvillohet protesta.

Më tej, ambasada paralajmëron se protesta e opozitës mund të sjellë pasoja në trafik në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

“Të hënën, më 8 korrik, duke filluar nga ora 20:00, opozita do të zhvillojë një protestë në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit. Ju rekomandojmë të shmangni grumbullimet, të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të tregoni kujdes maksimal.

Gjithashtu, duhet theksuar se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik në rrugët kryesore të hyrjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane.

Italiaa
Italiaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb