Protesta masive janë bërë në Spanjë këtë të shtunë pasi të djathtët ektremë të partisë Vox u kanë bërë thirrje qytetarëve për tubime anti- lockdown.

Në fakt këto tubime janë bërë bllokuar rrugët, me makina dhe me flamuj të Spanjës. Po ashtu protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez.

Spanja vijon të jetë ende nën Lock- Down pavarësisht disa masave lehtësuese. Prej 14 marsit Spanja ishte një nga vendet me masat më të ashpra por dhe më e goditur nga koronavirusi në Europë së bashku me Italinë dhe Britaninë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb