KISHINJEV- Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Moldavi, ndërkohë që një grup demonstruesish hynë sot në godinën e Këshillit Suprem Gjyqësor për të penguar zgjedhjen e kryetarit të këtij organi.

Mbështetësit e platformës opozitare “Dinjiteti dhe e vërteta” dhe partia “Partia jonë” kundërshtojnë ashpër zgjedhjen, pasi i vetmi kandidat, Mihai Poalelungi, akuzohet për një varg aferash korruptive dhe lidhje me zëvendëskryetarin e Partisë Demokratike në pushtet, Vlad Plahotniuc.

Lideri i platformës, Andrei Nastase i bëri thirrje organit zgjedhor që të organizojë zgjedhje transparente në të cilat patjetër duhet të jenë më shumë se një kandidat. Organi zgjedhor me këtë rast mori vendim për anulimin e debatit për zgjedhjen e të vetmit kandidat, Poalelungi, në funksion të kryetarit të Këshillit Suprem Gjyqësor. Arsyeja e anulimit të debatit ishte pamundësia e kandidatit, që për shkak të një sëmundjeje, për të marrë pjesë në debat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: