Moldavia është përfshirë nga protestat kundër partisë pro-ruse Sor.

Policia moldave u përlesh me qindra protestues nga partia pro-ruse Sor, të cilët po përpiqeshin të bastisnin selinë e qeverisë.

Mediat e huaja raportojnë për arrestimin e disa protestuesve. Pas përleshjeve, një pjesë e procesionit u drejtua për në bashkinë e Kishinaut , kryeqyteti i Moldavisë. Guvernatori i rajonit Orhei, Dinu Turcanu, i partisë Sor, iu drejtua turmës duke kërkuar që qeveria të ndihmojë popullatën përballë rritjes së çmimeve të energjisë.

Protesta, me demonstrues të ardhur nga i gjithë vendi, u organizua nga Lëvizja Popullore, e cila bashkon organizata të ndryshme, përfshirë partinë Sor. Qeveria akuzon lëvizjen, dhe në veçanti SOR, se duan të “destabilizojnë” Moldavinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: