Rreth njëqind mijë njerëz morën pjesë në protesta në pothuajse 30 qytete të Sllovakisë për të demonstruar kundër qeverisë së kryeministrit Robert Fico, dhe në favor të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.
Demonstratat u zhvilluan në kryeqytetin Bratislavë, por edhe në Banska Bystrica, Nitra Zilina Kosice dhe në disa qytete më të vogla si Nove Zamky Prievidza dhe Humenne. Marshime u organizuan edhe nga sllovakët jashtë vendit, duke përfshirë në Poloni Gjermani Republikën Çeke dhe Irlandë. Në Bratislavë turma e të pranishmëve bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe brohoriti slogane, duke përfshirë “mjaft me Fico” dhe “nuk do të heshtim”.
“Pavarësisht frikës së zyrtarëve më të lartë të shtetit për dhunën e afërt, provokimet e mundshme dhe grushtin e shtetit, të gjitha tubimet ishin paqësore dhe u zhvilluan në një frymë dinjitoze dhe të qetë”, thanë organizatorët në një deklaratë për shtyp
Edhe për policinë demonstratat ishin të qeta, pa incidente apo pengesa për rendin publik.
(BalkanWeb)