Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar sërish këtë të mërkurë kundër projektit Thumanë-Kashar. Ditën e sotme protesta është zhvendosur tek Hipoteka.

Ndërsa kanë kërkuar reagime dhe një zgjidhje nga shteti, nuk i kanë kursyer as ironitë kundrejt institucioneve që sipas tyre nuk kanë bërë asnjë reagim për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ndër të tjera ata kanë lënë afat deri ditën e martë dhe më pas theksojnë se në rast se nuk do të kenë asnjë përgjigje do të marrin masa për t’u organizuar sërish.

“Kemi ardhur për të drejtat tona që na takon nga ana ligjore. 45 vjet komunizmi vrau e preu. Këta sot bëjnë vetëm padrejtësi. Deri të martën presim përgjigje. Ne nuk jemi njerëz të rrugëve, por të dijes, njerëz të halleve. Të rrimë tani të ruajmë pronat, se kemi frikë se vijnë këta orë pa orë. Zëri jonë do të dëgjohet. I bëjmë thirrje shtetit të reagojë që të mos kalojmë në akte ekstreme. I bëjmë thirrje deputetëve të bllokojnë foltoren në Parlament, të kërkojnë të drejtën tonë. Të na japin zgjidhje. Këtu po bëhet një masakër dhe këtë masakër e bëjnë vetëm komunistët.  Prej vitesh shkojmë sa një hipotekë sa në një zyrë. Po gënjejnë popullin. Ai Lame, gënjeu popullin e Bërxullës”, u shpreh një protestues.

Nuk ka munguar as ironitë, teksa u shprehën: “Nga gjyqi veç ai largohet që nuk ka në xhep asnjë centim. Megjithatë mos u ankoni se çdo problem një zgjidhje ka, nëse një çështje do ta fitoni nuk kanë pse t’ju dhimbsen disa para”;

Muzika-Populli

Orkestroi-Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Presidenti-Fyell me një vrimë

Ministri i Brendshëm-Daulle

Avokati i Popullit- Dajre

Ministri i Drejtësisë-S’ka vegël fare

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb