TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi në seancë plenare përplasjet mes protestuesve dhe policisë në protestën e opozitës së bashkuar.

“Një grup politikanësh të korruptuar në përpjekje për të vijuar pengimin e rrugës europiane të Shqipërisë në bashkëpunim me elemente kriminalë sulmojnë punonjës të policisë. Jemi në kohën e duhur për të ashpëruar ligjet penale për këdo që tenton të godasë punonjësit e policisë. Ne nuk tërhiqemi nga asnjë lloj vettingu, madje do bëjme realitet edhe vettingun në politikë. “- tha Balla ndërsa theksoi Balla ndërsa kërkoi që edhe opozita të mbështesë ligjin për vettingun në polici.

“ Do ishte mirë që edhe opozita ta mbështesë kë ligj. Ky ligj ka marrë mbështetjen e një prej grupeve parlamentare në komisione,  atë të LSI, asokohe PD ishte në gjumë dhe nuk e mori vesh që votuam. Përmirësimet janë për të forcuar këtë proces, për të pastruar policinë e për t’i dhënë atë përbërje që i duhet.  Falenderoj edhe z. Xhafaj për punën në policinë e shtetit.

Janë kuptimplota të gjitha të dhënat që vijnë nga lufta pa kompromis kundër krimit. 1394 autorë të dyshuar, 937 nëpunës publike, 94 të arrestuar. Kurrë më parë intensiteti nuk ka qënë kaq i fortë. Numri i dënimeve për korrupsion i vë vulën këtij procesi, janë 1303 persona. Dhe kjo është ajo që na dallon me ata politikanë të korruptuar që urdhërojnë me sms të godasin policinë e shtetit. Përsëri gjej rastin ta rithkesoj domosdoshmërinë e ashpërsimit të dënimit të veprave penale të kujto që tenton të godasë një funksionar. “ vijoi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb