TIRANE

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje  dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.

“Në qoftë se duan të jetojnë, të rrijnë larg Unazës së re. Shtëpiat tona ne do t’i gëzojmë. Ne jemi më të vendosur se kurrë të mbrojmë shtëpitë tona. Ta harrojnë se do t’ia gjejmë vrimat ku janë fshehur të dy. Ata drejtora dhe shefave të komisariatit do të jenë pas hekurave, sepse Rama po bën gati valixhet për t’u larguar me spurën e tij.

Përballemi me çdo provakacion, që janë mercenarë të këtij pushteti dhe e kanë shitur lëkurën e tyre shumë lirë. Nuk mund të bëhet një projekt nga një studio private, ndaj ne jemi për anulimin e këtij projekti dhe nuk ka për t’u hapur kurrë. Vetëm në qoftë se bëjnë masakër këtu do të vazhdojë ky projekt”, u shpreh një nga banorët.
Në mbështetje të banorëve të Unazës, ishin edhe deputetë të opozitës si të PD-së ashtu edhe të LSI-së.

“Nga nësër i bëj thirrje të vijë këtu, se kemi 69 ditë që protestojmë , të vërë gardhin të mbrojë banorët nga provokatorët. Ky njeri që sot urdhëroi dhunën ndaj studentëve , është ky njeri që për të mbushur xhepat e tij, ka bërë këtë projekt që synon të shembë shtëpitë e shqiptarëve.

Ju bëj thirrje të mos impresiononi se ju e keni dhe do vazhdoni ta kemi mbështetjen e opozitës. Ne jemi gati ta mposhtim me çdo kush dhe çdo çmim regjime të tilla. Qeveria Rama ka faktuar se nuk i ka mbetur asgjë, por po funksionon siç bën çdo bandë me dhunë dhe kërcënime. E mira jeni ju dhe e keqja është Edvin Kristaq Rama. Edhe njëher i bëj thirrje policisë së shtetit të mbrojë këta qytetarë, përndryshe e dimë ne si veprojmë”, u shprehdeputeti demokrat,  Klevis Balliu nga protesta e Unazës.

BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb