TIRANE

Kreu i PD-së Lulzim Basha i pranishëm në protestën e opozitë përballë Kuvendit, u shpreh se kryeministri Edi Rama është shndërruar në bandën më famëkeqe të hajdutëve që ka njohur Europa. Basha tha ndër të tjera se arma më e fortë e Ramës gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë mashtrimi.

Basha paralajmëroi kreun e qeverisë se nëse nuk do të ketë zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet do te jëtë monopoli i dhunës shtetërore.

“Nuk ka asnjë shanc që populli i bashkuar të lodhet të përçahet e te kthehet në racën e deleve që ke mbyllur në atë kotec, i cili nuk  përfaqëson më vullnetin  e popullit. Ne jemi të bashkuar, ne jemi të vendosur dhe të frymëzuar me frymën e lirisë dhe demokracisë, me frymën e Zotit për të mbrojtur shtëpitë tona, liritë tona dhe të drejtat tona.

Ndaj dhe orës kur monopolin e dhunës e ka vetëm shteti, nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore, që sot dhunon qytetarët e pafajshëm dhe mbron kriminelët  trafikantët e drogës, hajdutët. Bashkë me këtë monolpol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, në miniera, në naftë, në ndërtime dhe tendera publikë. Ndaj  mjerë ata oligarkë, mjerë ata  shërbëtorë të Edi Ramës, që i kanë bërë llogaritë gabim. Ora  e hakmarrjes popullore po afron.

Kurrë më nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë një parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, socialistëve të ndershëm për këtë pakt të madh kombëtar, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e pandalshëm të shqipërisë si gjithë Europa. I paralajamëroj prerë dhe qartë bashkëpunëtorët  e rregjimit kriminal  me kostum, me kollare, me atlete,  me gojën e dhënë me qera se populli as nuk i harron as nuk ua fal shërbimet ndaj klikës mafioze në pushtet.

Ne jemi shpirti i Shqipërisë europiane. Vlerat për të cilat në luftojmë janë vlerat e Europës, vlerat e Amerikës, ndaj përballë kemi armiqtë  e betuar të Shqipërisë europiane, ata që u ngritën kundër Shqipërisë në NATO,  kemi atë që sulmoi presidentin e SHBA dhe vazhdon ta sulmojë me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit. Ai që çoi faqen e zezë, ministrin e trafiqeve në Shtëpinë  e Bardhë, ai e di mirë se orët e tij janë të numëruara, ora e Shqipërisë europiane nuk do të ndalet.” – u shpreh Basha

Po ashtu, kreu i PD-së u shpreh i bindur që koha e kryeministrit Rama dhe Rilindjes ka ikur, duke përdorur edhe një paralelizëm me kufomën e ish-diktaktorit famëkeq, Enver Hoxha.

“Opozita e popullit të bashkuar për ndryshim. Përballë nesh dhe pas rradhës së policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka njohur europa e pasluftuar, e pasura nga  Edi Rama dhe eskorta e tij krimiinale. Për gjashtë vite më rrallë kjo bandë kriminale vodhi qytetarët. Me 6 vite më rrallë rriti taksat, rriti energjinë, çoi në burg kryefamiljarët që nuk paguanonin dot taksat e dritave. Nxorri njerëzit në rrugë, qindra mijëra i largoi në rrugët e Kurbetit.

Ky është njeriu , i cili u bë simbol i krizës ekonomike, i mungesës së shpresës dhe mundësive për shqiptarët. Arma e tij, gjatë këtyre vite ka qenë mashtrimi, propaganda e tiij, që e bënte  përdhunuesin hero.  Po njësoj sa çmund të ngjallet kufoma e Enver Hoxhës, aq mund të ngjallët kufoma politike e Ramës dhe Rilindjes.”- u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb