TIRANE

Zv/kryeministri Erion Brace ka reaguar përmes një postimi në instagramin e tij, pas vendimit të kryedemokratit Basha për të organizuar protestën e radhës më 11 maj. Ndërsa publikon foto të turistëve të huaj në Tiranë, përmes vargjeve, Brace shkruan se kryeqyteti tashmë është plot e nuk ka më vend për kryedemokratin.

Kolegji i Kryetarëve, i mbledhur sot në PD, vendosi të zhvillojë më 11 maj protestën e radhës së opozitës së bashkuar kundër qeverisë Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb