TIRANE

Zv,kryeministri Erion Braçe pak minuta para nisjes së protestës së opozitës komenton deklaratën e ambasadën amerikane lidhur me këtë protestë.  Në “Instagram”, Braçe  pohon se SHBA dhe Gjermania janë sërish kundër dhunës ndërsa i drejtohet dy liderëve opozitarë, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit si përgjegjësit kryesor.

Capture
Capture

“Dënoni publikisht autorët e dhunës mbi institucionet, policinë, shkatërrimin e pronës dhe sulmin mbi ambasadorin e OSCE në Tiranë!-shkruan Braçe.

 Postimi i plotë i Erion Braçes

“SHBA dhe Gjermania serish kunder dhunes! Stop duke nisur nga kjo proteste! Tani i drejtohen dy pergjegjesve,
lulzim bashes dhe
monika kryemadhit;
Denoni publikisht autoret e dhunes mbi institucionet, policine,
shkaterrimin e prones dhe sulmin mbi ambasadorin e osce ne tirane!

Kerkesa e forte per te dy:
bashkepunoni ne hetimin e pergjegjesve per dhunen!

Ambasada e gjermanise akoma edhe me e forte!
Perseri me emer e mbiemer dy pergjegjesit,
lulzim basha e monika kryemadhi

demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci.
Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05.2019, janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim.
Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i prezencës së osbe në shqipëri është kërcënuar.
Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës basha dhe kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive.
Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave.
Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

Shqip e troc,
bashkepunoni e dorezoni dhunuesit! Me qarte se kaq nuk ka! Nderkohe identifikimi eshte i qarte:
ata si organizatore kane pergjegjesi per dhunen e dhunuesit!”-shkruan Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb