TIRANE

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 komentoi protestën e sotme opozitare. Sipas tij, nga kjo protestë PD dhe LSI kanë dalë më të bashkuara, ndonëse qëllimi pse protestuesit u mblodhën nuk u arrit.

Protesta e unifikon opozitën. Nëse loja parlamnetare e dezunifikon, radikalizimi gjithmonë e unifikon opozitën. Sot PD dhe LSI janë më të forta se sa dje në darke edhe pse brenda asaj se nuk i doli plani”,- tha Bushati.

Duke e analizuar në detaje protestës, Bushati tha se Rama kishte një strategji politike të cilën e vuri sot në zbatim.

“Rama donte të tregonte se kishte një strategji politike. Ai do ta përdorë këtë diferencën që vumë re të gjithë. Pavarësisht se protestuesit sot përdorën dhunë, policia reagoi vetëm me gaz lotsjellës ndryshe sa ndodhi në 21 Janar kur Rama ishte në opozitë. Atëherë pati dhunë nga protestuesit, por pati edhe viktima. Ai do thotë shuëm shpejt që ne dhunës suaj iu përgjigjëm vetëm me lot, ju na u përgjigjët me plumba”.

Mbledhjen e tij në Vlorë, apo të ashtuquajturin “antimiting” Bushati e cilësoi po aq qesharak sa ato të vullnetarëve të Enverit në vitet ’90. Kurse për policinë tha se ruajtën një standard të mirë krahasuar me herët e tjera.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb