TIRANE

Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama duhet të sqarojë se ku ndodhej në këto ditë protestash dhe arsyet se pse ka udhëtuar.

Duke ju referuar vizitës së Ramës në Turqi si dhe takimit me Erdogan, Tritan Shehu shprehet se Rama është i detyruar te beje publike çfarë e shtyu kaq fort për të lenë vendin në këto momente.

“Nqs atij do t’i duhej te këshillohej për çfarë po ndodh ne Shqipëri, këtë duhet ta beje me liderat e personalitet e Perëndimit dhe BE ku ne aspirojmë te shkojmë e standardet e te cilëve duhet te implementojme. Nqs ne atë drejtim i janë “mbyllur dyert”, kjo është tragjike”- thotë Shehu.

Statusi i plotë:

A mundet qe Kryeministri te mjegulloje me nje foto te sotme nga Lezha lajmin e djeshem per largimin e tij nga vendi, dhe ai i shoqeruar po me foto?!
Kryeministri duhet te sqaroje se ku ndodhej ne keto dite protestash mbare popullore ne vend, vecanerisht kjo mbas atij lajmi pothuajse zyrtar.
Nqs ka udhetuar pikerisht keto dite duhet te sqaroje “pse”.
Nqs atij do t’i duhej te keshillohej per cfare po ndodh ne Shqiperi, kete duhet ta beje me liderat e personalitet e Perendimit dhe BE ku ne aspirojme te shkojme e standartet e te cileve duhet te implementojme.
Nqs ne ate drejtim i jane “mbyllur dyert”, kjo eshte tragjike.
Nqs ka udhetuar per shkaqe te tjera, eshte i detyruar te beje publike cfare e shtyu kaq fort per te lene vendin ne keto momente, kur cdo drejtues tjeter perendimor ne nje rast te tille do te ishte a do te kthehej ne zyren e tij.
Se paku duhet te sqaroje zyrtarisht opinionin per te verteten dhe jo me nje foto te hedhur….

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb