Studentja shqiptare në Francë, Alba Bajraktari i është bashkuar protestës së 10-të masive para Kryeministrisë, me kryefjalë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Ky është një moment historik dhe sot po shenjojmë fundin e tranzicionit të tejzgjatur”, tha Bajraktari.
Ajo theksoi se shqiptarët për herë të parë në 35 vite janë bërë bashkë, përtej bindjeve politike, për të treguar se Shqipëria është e tyre.
Alba Bajraktari: Ky është një moment historik. Për herë të parë shqiptarët pas 35 vitesh bëhen bashkë përtej përkatësive politike. Për herë të parë pas 35 vitesh shqiptarët dëshmojnë se Shqipëria është mbi gjithçka. Shqiptarët po tregojnë se nuk nëpërkëmben nga askush. Sot shenjojmë fundin e tranzicionit të tejzgjatur. Fytyra europiane e Shqipërisë është kjo protestë, jeni ju. Shqipërisë ne i dalim vetë për zot. Gjej rastin të bëj thirrje për çdo shqiptar që të na bashkohet ccdo ditë këtu në Bulevard. është një përjetim i kujtdo që do Shqipërinë vërtetë.
