TIRANE

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar protestën e paralajmëruar të Opozitës së Bashkuar më 16 shkurt. Sipas Bushatit, opozta duhet të përgjigjet se çfarë do ndodhë nëse Rama nuk rrëzohet me protesta.

Analisti shprehet nga ana tjetër se edhe nëse prishet rendi në protestë, pra të ketë manifestime të dhunshme është e pamundur të rrëzohet qeveria e kryeministrit Rama.

“Deri tani duket si një film i parë. Po të shohësh takimet e Bashës është e njëjta gjë me Ramën. Ajo që duket se ka ngjashmëri është fjalori i Ramës para 21 janarit dhe i Bashës tani.
Të njëjtin fjalor po përdor edhe Basha gjë që të jep idenë se do jetë diçka më e dhunshme nga kjo pikëpamje. Duket se ka një shqetësim për një prishje rendi që e tejkalon një manifestim normal. Por, pavarërisht kam një pyetje se çdo arrijmë pas kësaj. Duket fare e pabesueshme që do bëjnë një protestë që do rrëzojnë Edi Ramën”, u shpreh Bushati.

Ai tha se deri tani duket si një film i parë. “Po të shohësh takimet e Bashës është e njëjta gjë me Ramën. Ajo që duket se ka ngjashmëri është fjalori i Ramës para 21 janarit dhe i Bashës tani. Të njëjtin fjalor po përdor edhe Basha gjë që të jep idenë se do jetë diçka më e dhunshme nga kjo pikëpamje. Duket se ka një shqetësim për një prishje rendi që e tejkalon një manifestim normal. Por, pavarërisht kam një pyetje se çdo arrijmë pas kësaj. Duket fare e pabesueshme që do bëjnë një protestë që do rrëzojnë Edi Ramën. Problemi është pse po bëhet protesta. Protesta po bëhet sepse sipas opozitës që qeveria është e lidhur me krimin. A mund të gjejnë një zgjidhje siç thonë eksponentë të PS-së?”, tha analisti.

Bushati e sheh të pamundur që një qeveri si ajo aktuale të pranojë të largohet nga protestat, ndaj u shpreh pesimist për suksesin e protestës.
“Rama ka ndërtuar një trekëndësh me anë të kriminelëve dhe oligarkëve që e financojnë. A mundet që një qeveri të heqë maskën e krimit dhe të thotë se me protesta do më rrëzoni? Ky është problemi më i madh, nuk ekziston asnjë qytetar që e kupton se qeverisja e Ramës nuk është e lidhur me krimin. Në qoftë se jemi në konceptin e një qeverisje demaskuese nuk ka kuptim të bëhet. Në këtë kuptim jam skeptik me besueshmërinë e opozitës”, tha ai

Për sa i përket asaj çfarë mund të ndodhë, Bushati tha se i takon krerëve të opozitës që të tregojnë që janë ata vetë që do të goditen në mënyrë që njerëzit t’i shkojnë nga mbrapa.

Ai tha se opozita duhet të përgjigjet se çfarë do ndodhë nëse Rama nuk rrëzohet nga protesta.
“Nëse nuk arrijnë ta rrëzojnë Edi Ramën me protestë a do pranojnë si demi pas copës së kuqe të futen në zgjedhje. Nuk e japin këtë përgjigje.
Dini që ndonjëri ka thënë se nëse nuk e rrëzojmë Ramën me protestë nuk do futemi në zgjedhje? Nuk ka rëndësi se si nis, rëndësi ka fundi i tunelit”, tha ai.

Bushati u shpreh se protesta mund të mos sjellë ndonjë ndryshim të madh por duhet të ketë dhe sa më të gjata.
“Ndoshta mund të mos lëvizë dhe asnjë gjë. Po të kapim të gjitha protestat që janë zhvilluar në Shqipëri që pas 97, të gjitha protestat nuk është se kanë pjellë ndonjë gjë të madhe. Nëse protesta është masive, në afatgjatë sjellin. Berisha i 2005 ka bërë një protestë madhështore dhe pas 4-5 muajsh erdhi në pushtet. Qeveritë që japin dorëheqjen apo tërhiqen me protesta janë ato qeveri që kanë ndërgjegje të lartë demokratike. Ky nuk është rasti. Është shumë mirë që protestohet. Edhe një dozë ekstraligjore nuk është e përjashtuar por t’i mbushin mendjen njerëzve se do rrëzojmë qeverinë, unë jam larg nga kjo”, u shpreh ai.

Lidhur me raportin e fundit “Shqipëria pa kanabis”, Bushati tha se kjo është thuash kemi mundur një armik që nuk ekzistonte.
“Është humoristike sepse sot po shpallin një sukses kur thoshin që Shqipëria me kanabis nuk ekzistonte. Thoshin që ka diçka nga koha e Saliut por nuk ka ekzagjerim. Sot kanë mundur një armik që dje thoshin se nuk ekziston. Jemi më shumë në kufijtë e propagandës. Pa dyshim kanabisi i sotëm nuk është në kufijtë e 2016-2017 por nuk mund të bëjë puritanin ai që e la të mbillej. Është si një vrasës që thotë unë kam vrarë deri dje por jo më”, tha ai.

Bushati foli dhe për emrat e kandidatëve për Bashki të dalë deri tani dhe për një mundësi të rikandidimit të Vangjush Dakos.
“Nga deklaratat e tyre vetë duket se ka një lloj tërheqje. Do ishte kulmi i kulmeve që PS të paraqitej prapë me Vangjush Dakon. Problemi është se do shohim njëherë protestën pastaj zgjedhjet. Pra a do ketë zgjedhje me këtë lloj maxhorance. Pyetja tjetër që shtohet, a do ketë një tjetër pakt Rama-Basha, p.sh. ne po ju lëmë Durrësin?”, u shpreh Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb