Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur me një falënderim për gratë dhe vajzat demokrate, takimin e sotëm me përfaqësuese të LDGSH, në kuadër të protestës së 7 korrikut që do të mbahet në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se objektiv e PD-së është barazimi mes burrave dhe grave në rolet vendimmarrëse.

“Ju falënderoj ndihma dhe përkrahja juaj politike ka qenë e çmuar që në fillim. Kjo është vetëm një periudhë, etapë, që kërkon një obligim edhe më të madh, tuajin në këtë mision, në mënyrë që PD të arrijë sa më shpejt që rolin dhe vendin tuaj ta ketë në atë nivel dhe pozicion. Objektivi është natyral i përcaktuar, barazia e plotë midis burrave dhe grave në këtë forcë politike. Kemi të bëjmë me politika të kriminalizmit. Nëse vështrojmë politikën zyrtare të Edi Ramës, ato janë nga politika të spartrimit etnik. Këto ditë në Kuvend vjen ligji për legalizimin e drogave një doktrinë e sponsorizuar nga George Soros. Doktrinë që mbjell krim, krim dhe vetëm krim. Autoret kryesorë të krimeve janë në parlament, ata që qëndrojnë bodrumeve janë ushtarët e tyre. Ne duhet të punojmë fort që roli i grave dhe vajzave të ridimensionohet me shpejtësi.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: