Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, në një komunikim me gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, të thirrur nga Sali Berisha.

“Më datë 7 korrik, çdo opozitar, çdo qytetar i pakënaqur nga kjo qeverisje, çdo socialist i ndershëm, çdo njeri që i ka ardhur deri në fyt duke i vënë shkelmin kjo lloj qeverisjeje, duhet të vijë në shesh dhe të protestoj. Detyra minimale e çdo deputeti, i cili është përfaqësuesi i popullit që ka marrë votat opozitare është që të jetë organizator dhe pjesëmarrës në protestë”, deklaroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: