Deputetja e PD, Flutura Açka ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha.

Para seancës plenare ajo ka theksuar se nuk do të jetë fizikisht në Tiranë, por që protestën e saj ajo e ka bërë çdo ditë me fjalë.

“Unë nuk jam personalisht, por çdo qytetar është i lirë të protestojë. Qytetari është i lirë të protestojë pastaj unë kam qenë prej 30 vitesh në të gjitha protestat jo vetëm të PD e opozitës, por në protestat e shoqërisë civile, është në natyrën time të protestoj. Pastaj nuk është e thënë jam apo s’jam fizikisht, protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë”, tha Açka.

Ditën e djeshme PD bëri miratimin e grupeve të punës për protestën e 7 korrikut, në nivel qarku dhe dege, pas propozimeve të ardhura dhe të diskutuara në mbledhje.Açka ishte pjesë e grupit të punës për organizimin në Elbasan, qarku ku është zgjedhur deputete.

QARKU ELBASAN
LUCIANO BOCI, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Megi Balliu
Zheni Gjergji
Flutura Açka
Lefter Geshtenja
Dashnor Sula
Ankelita Çela
Ardian Turku
Aurel Bylykbashi
Eliona Gremi
Elior Vila
Klodiana Çapja
Arbjola Halimi
Xheraldo Dashi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb