Pëllumb Zade është një nga protestuesit e “Unazës së Madhe, i cili do të jetë pjesë ehe e protestës së thirrur nga Partia Demokratike pë në 7 korrik, ka dhënë një deklaratë nga foltorja e selisë blu.

Ai u shpreh se shqiptarët kanë një mijë arsye për të protestuar, madje zbuloi se si pendsionist merr vetëm çerek pensioni.

“Unë jam Pëllumb Zade, 79 vjeç, pensionist.

Jam një prej “të mbijetuarve” të Unazës së Re. Jam pak më me fat se të tjerët, sepse kam humbur vetëm gjysmën e shtëpisë.

Për veten mund të them se jam një shqiptar me çerek pensioni dhe gjysmë shtëpie.

Ka një mijë arsye për të dalë në protestën e 7 korrikut.

Janë rrogat e ulëta, pensionet e mjera, çmimet pa tavan dhe, mbi të gjitha, shpërfillja e qeverisë.

Arsyeja madhore është shpopullimi. Kam një pyetje për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk e shohin zbrazjen e atdheut. Kush do të paguajë për pensionin tim sot dhe për pensionin tënd nesër, nëse vendi zbrazet nga forca punëtore dhe arsenali njerëzor!?

Një pyetje e kam edhe për ata që thonë se kanabisi nuk na bën gjë, se ne nuk e përdorim.

Po kur të vejë te fëmijët? Po nuk qenë fëmijët e mi do të jenë të tutë.

Një pyetje kam për ndërkombëtarët: Si e përkrahni një qeveri të tillë në vendin tim? A do ta lejonit një qeveri të ngjashme në vendin tuaj?

Jam Pëllumb Zade. Jetoj vetë i pestë me një pension 18 mijë lekësh.

Kur një prej nesh është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb