Akademiku Apollon Baçe tha se dita e nesërme, e protestës së thirrur nga opozita, do të jetë dita që ne do të rigjejmë dinjitetin si njerëz të lirë.

Duke folur në takimin e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, Baçe tha se ndihet i poshtëruar pasi populli jo vetëm që po vidhet, por edhe po përbuzet.

“Në Romën e lashtë zonjat aristokrate dilnin lakuriq para skllevërve, kjo pasi skllavi quhej vegël dhe jo person.

Mënyra se si po vidhet sot, vidhet në një mënyrë kaq trashanike dhe kaq të shëmtuar sa që duket që e kanë hequr komplet maskën. E kanë hequr maskën dhe unë e ndiej veten të poshtëruar dhe të ofenduar që nuk mjafton që i pi gjakun këtij populli, por njëkohësisht edhe e tallin dhe e përbuzin. Unë besoj që dita e nesërme…kaluam një kalvar tepër të gjatë dhe një kohë që nuk duhet falur, do të jetë dita që ne do të rigjejmë dinjitetin tonë si njerëz të lirë të këtij vendi”, deklaroi Baçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb