Një prej 5 kontrollorëve të Albcontrol është paraqitur sot në policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për shtetasin Muhni Mezini.

Ky i fundit, sipas kolegëve të tij është njoftuar përmes telefonit nga policia, dhe i është kërkuar që të paraqitet në komisariat për një sqarim.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’, duke iu referuar dhe kreut të Sindikatës së Kontrollorëve Ajrorë, se Mezini është paraqitur me vullnetin e tij në polici.

Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në Rinas, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse nga i vetmi aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: