Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është thirrur sërish sot në gjykatë në cilësinë e të pandehurit bashkë me disa qytetarë të tjerë në lidhje me protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe. Në një prononcim për gazetarët, Balliu kërkoi nga prokuroria që kjo e fundit t’i bashkojë çështjet në një të vetme, pasi për protestat ka mbi 300 procedime që do të donin sipas tij 7 breza që të hetoheshin.

Duke mos kursyer akuzat për qeverinë, Balliu tha se një polic pretendon se ish-deputeti i ka thyer krahun, ndërsa ai nuk ka parë asnjë provë konkrete që sipas tij mund të ishte dhe një grafi. Mes të tjerash ai pohon se bashkë me qytetarët kanë qenë pjesë e protestave dhe do të jenë gjithmonë.

“Sot ishte një nga gjyqet për protestën Unazës. Sot prokuroria paraqiti dëshmitarët dhe të ashtuquajtura prova. Dëshmitarët janë efektiv policie, duke filluar me Elvis Karafilajn, që pretendon se i kam thyer krahun. Ishte i njëjti efektiv që më shoqëroi në rajonin nr.6. Do shihen kamerat. E kam pasur shikimin të kompromentuar pasi mu hodh gaz në sy. Pas një jave jemi prapë këtu. Po janë thirrur në cilësinë e të pandehurit. Të gjitha protestat kanë një akuzë, dhe prokuroria duhet t’i bashkohej këto. Unë jam i pandehur, banorët e Astrit janë të pandehur. Dëshmitarë sjellin këta policë, që dhunojnë artist, që dhunojnë qytetarët, apo ata për vrasjen e Klodian Rashës, apo ata që dhunuan pedagogen. Për dosjen 184 mbaruan afatet. Gjatë karantinës mua policia më erdhi në shtëpi dhe më tha; s’ka problem për karantinën, se duam të ruajmë afatet. Po këtë të Wliksin pse nuk shkuan që të kapnin. Pse i lejuan që të iknin afatet. Ne çdo javë ne gjyq. Ky është raporti i OKB që thotë se; në Shqipëri nuk arrestohet asnjë për çështje korruptive. Kam qenë në protestë, e do dal në protestë. Kush po e mohon këtë? Këtu arrestojnë banorët e Unazës me dëshmi të policisë. Kemi 2 vjet e gjysmë dhe nuk kemi para një grafi të krahut të thyer të këtij policit, Karafili. Ku i kanë provat? Sot policia e Shtetit drejtohet nga ish-bashkëpunëtor të sigurimit të Shtetit. Këta janë emra që unë përmend, nga Gjevalin Lokal etj, janë pjesë e sigurimit të shtetit dhe sot po dënojnë qytetarët. Kush policë janë ata që dëshmojnë?! Policët e Sandër Lleshajt. 9 dëshmitarë atje, dhe të 9 policë. Si nuk gjetën një qytetar që të ishte dëshmitar. Këta kanë 4 muaj kohë dhe do iu duhet ë përballen me qytetarët. Pas 25 prillit ata do të largohen. Unë dua të di se kur do të arrestohen këta që po vjedhin?! Po të kisha pasur frikë nuk rrija 2 vite dhe përballesha me policët. Po të kisha frikë do kisha ikur në shtëpi. Këta janë një regjim diktatorial. Ka shumë gjyqtarë këtu që kanë më shumë telefonata me politikanë. Ajo që po ndodh me banorët e Unazës, ka 2 vite që këta qytetarë paguajnë avokate e ka kosto. Kam mbi 300 procedime penale. Do duhen 7 breza që t’i shlyejmë. Edhe për çfarë?! Se kemi dalë në protestë. Kemi qenë në protestë. Çështja është se pse është protestuar. Se u vodhën 40 mln euro. Ku janë hajdutët?!”, tha Balliu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb