Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD Indrit Hoxha ka reaguar sot pas protestës së banorëve të Bërxullës.

Hoxha shkruan se pronat e tyre ndahen sot si plaçkë mes kusarëve të qeverisë dhe bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama të kësaj drame të paralajmëruar.

“Banorët e Berxullit trajtohen si të dorës së dytë.
Pronat e tyre ndahen sot si plaçkë mes kusarëve të qeverisë. Asnjë përgjigje nuk është dhënë ndaj atyre që shteti po tenton t’i vjedh pronat.
Edi Rama, ti je përgjegjësi kryesor i kësaj drame të paralajmëruar. Asnjë metër tokë nuk do të marrësh nga banorët pa një dëmshpërblim të ligjshëm. Zhvillimi nuk mund të ndërtohet mbi paligjshmërinë!”, deklaron Hoxha.

Indrit Hoxha
Indrit Hoxha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb