TIRANE- Pas protestës së banorëve të Laprakës dhe reagimit të zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa lidhur me prishjen e fushës sportive në këtë zonë, vjen reagimi nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë për gjithë banorët e Laprakës, se fusha e futbollit nuk do të preket dhe se ajo do të mbetet një hapësirë sportive.

I pari i Tiranës tha se Bashkia e Tiranës dhe Qeveria do të shpronësojnë pronarin që ka marrë pronësinë mbi këtë sipërfaqe, në mënyrë që ajo të mbetet edhe në vazhdim një fushë sportive. Po ashtu Veliaj kujtoi edhe rastin e shkollës “Kosova”, e cila u prish dhe u dogj disa herë për t’u kthyer në një truall për pallat. Ndërkohë kryebashkiaku tha se fusha e sportit në Laprakë ishte destinuar nga administrata e shkuar e bashkisë që të kthehej në një truall ndërtimi.

“Njësoj si shkolla “Kosova”, Bashkia e Tiranës dhe Qeveria do të shpronësojnë fushën në Laprakë, e cila fiks si shkolla, me ish-Qeverinë, ish-Bashkinë e ish-Gjykatat u kthye truall për pallat! Toka do shpronësohet për publikun e falë vetingut, trupa që dha këtë vendim u përzu nga drejtësia”, shkruan Veliaj në Twitter. Më poshtë ju paraqesim edhe vendimin e gjykatës, e cila i jep të drejtën e pronës pronarëve të truallit.

86a28499 3fbf 4507 A08a E93b2d1409e0
86a28499 3fbf 4507 A08a E93b2d1409e0

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb