Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku iu është bashkuar reagimeve për protestën para selisë së PD-së më 8 janar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Çollaku theksoi se dënimi i dhunës si mjet politik është rruga për të kthyer ëndrrën e dhjetorit 90. Teksa ka publikuar një video duke sjellë momente nga protesta e 21 janarit dhe ajo e para dy ditëve, Çollaku thekson se “shpesh here dhuna ia ka dale t’i imponohet shumicës dhe arsyes”.

REAGIMI I COLLAKUT
Nese ka patur nje semundje te shoqerise e demokracise shqiptare ne këto 30 vjet është dhuna si mjet komunikimi ,si mjet lufte e dominimi mbi kundërshtaret. Shpesh here dhuna ia ka dale t’i imponohet shumicës dhe arsyes. Shpesh here ka patur dhe pale qe kane shijuar frutet e fuqisë se marre përmes dhunës. Por çdo here kur dhuna ka triumfuar si mjet marrje pushteti apo te drejte sëmundjen e lëngimin e ka ndjere gjithë shoqëria dhe plagët nuk janë mbyllur. Nëse ka një faktor qe devijoi dhe vonoi ëndrrën tone te dhjetorit 90 për një Shqipëri si Evropa ishte dorëzimi, ndonjëherë pranimi dhe bashkëjetesa me dhunën si mjet lufte politike ne demokraci. Nëse ka një rruge për te rikthyer ëndrrën e Dhjetorit 90 është dënimi i dhunës si mjet politik dhe distancimi përfundimtar me dhunën dhe nxitësit e saj, nga cilado ane qofshin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb