PRISHTINE – Shërbimi Emergjent në Klinikën Universitare të Kosovës u ka dhënë ndihmë mjekësore 170 personave që kishin mbetur të lënduar nga protesta e zhvilluar nëpër sheshet dhe rrugës e Prishtinës.
“Në tërësi ndihmë mjekësore kanë kërkuar 170 persona, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetëdeklaruar”,-thuhet në njoftimin e Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
QKUK thekson se furnizimi me barna dhe materiale mjekësore ka qenë i plotë, po ashtu të gjitha kapacitetet e degëve diagnostike kanë qenë në funksion të plotë, duke kryer radiografitë e nevojshme, CT e deri tek rezonanca magnetike.
Përveç kësaj, QKUK duke parë gjendjen në kryeqytet dhe numrin e të lënduarve formoi edhe shtabin emergjent për menaxhimin e situatës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: