Gjatë protestës së 8 dhjetorit të mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, Neës 24 kishte ndarë grupet e xhirimit në disa pika për të monitoruar tubimin.

Dor2

Në anën e majtë të godinës, aty ku situate ishte më e tensionuar pasi protestuesit thyen derën e përforcuar ishte pozicionuar gazetarja Dorjana Bezat dhe operatori Ervin Daja. Gazetarja dhe operatori ishin pozicionuar sipër makinës së transmetimit direkt për të transmetuar në kohë reale atë që ndodhte në oborrin e selisë blu derisa rreth ores 13.00 u afruan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Për të shpërndarë turmën policia përdori në masë gaz lotsjellës si edhe ujë me presion i cili nuk kurseu as grupin e xhirimit të News 24.

Dor3

Në pamjet e siguruara shihet se si gazetarja Dorjana Bezat mbrohet nga uji me presion që hidhet drejt saj vetëm me një ccadër, ndërsa operatori Ervin Daja me mushama shiu e maskë kundragaz vazhdon të filmojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb