Ish deputetja e PD Nada Mecorapaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në Vlorë, kamionistët e Portit kanë tre ditë në protesta.

Mecorapaj thotë se kamionistët kanë kaq kohë që janë në protestë, duke shtuar se qeveria duhet të marrë parasysh problemet e tyre.

Postimi i ish deputetes së PD Nada Mecorapaj:

Perseri sot ne Vlore protestohet!

Shoferet e kamionave kane protestuar diten e sotme dhe paralajmerojne se edhe ne ditet ne vazhdim do te protestojne ne rast se qeveria nuk mer parasysh problemet e tyre. Prej afro tre muajsh ata nuk punojne sepse “ Porti i Vlores” eshte mbyllur per shkak te pandemise!

Te lene ne mes te rruges, ata sot shprehin indinjaten e tyre duke mare shkas edhe nga nje gafe e ministres Manastirliu, sipas se ciles “ Porti i Vlores” qenka i lidhur me ate te “Ankones”

Perpara se te leshojne deklarata boshe duhet te mendojne: ku do ushqehen keta njerez, sa familje mbajne me buke, ku do te shkojne,?!

Jane njerez punetor e te sakrifices, njerez qe i paguajne ketij shteti taksa, njerez te thjeshte e respektuar qe perballen me veshtiresite e perditshme per te perballuar jetesen e veshtire qe ky shtet ju ofron!

Cdo dite sa vjen e shtohet papergjegjshmeria e kesaj qeverie e cila braktis me perbuzje dhe arrogance cdo dite qytetaret e ketij vendi!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb