Tirana International Airport njofton se dy fluturime në Rinas janë prekur ditën e sotme nga protesta e kontrollorëve.

Sipas TIA, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror u prekën fluturimet Athinë-Tiranë e Stamboll-Tiranë.

Gjithsesi, operimet kanë rifilluar në orën 09:55, me Athinë-Tiranë që pritet të riniset kurse Stamboll-Tiranë do të jetë 40 minuta me vonesë.

Ditën e djeshme 65 kontrollorë AlbControl në Rinas u futën në një protestë në heshtje, pasi kishin firmosur deklaratë për paaftësi në punë për shkak të stresit edhe nga pandemia.

NJOFTIMI NGA TIA

Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb