Maturantët fierakë janë grumbulluar këtë të hënë sërish pranë zyrave të Drejtorisë Vendore të Arsimit parauniversitar, duke kërkuar rishikimin e provimit të matematikës, ndërsa kanë theksuar se nëse nuk merren masa do të bojkotonin edhe provimin me zgjedhje.

Në tentativë për të marrë një përgjigje, ata kanë debatuar edhe me drejtoren e DRAP Fier, Brunilda Dhamo. Ky është debati para se maturantët të mbyllnin protestën nisur nga përgjigjja e marrë.

Drejtoresha: Ky është arsimi që ne po rrisim dhe po edukojmë. Kështu do i zgjidhim gjërat? Ju lutem, çfarë po përfaqësoni? Me këtë lloj forme? E keni dëgjuar deklaratën e ministres? Kërkesa juaj është marrë në konsideratë. Hapeni dhe dëgjojeni, nuk janë këta brezat që po edukojmë. Nuk përfaqësoheni denjësisht me veprimet që bëni”.

Maturantët: Kemi që të shtunën, po prisnin përfaqësuesit dhe nuk dolët. Na thoshte dhe 2 minuta sekretarja se është në takim. I bie të bëjmë ne zhurmë që ju të dilni.

Drejtoresha: Ç’domethënë kjo, me këto lloj zhurme, me këtë forme. Këto janë brezat që ne po edukojmë?

Maturantët: Jo brezat që ju po edukoni po prisnin jashtë për një deklaratë, por ju nuk dolët. Përfaqësuesit tanë po prisnin. Kemi dy orë.

Drejtoresha: Përfaqësuesit tuaj i pres unë në zyrë.

Pas takimit maturantet kanë theksuar se është arritur një marrëveshje, për të cilën shpresojnë që të mbahet nga Ministria e Arsimit.

Maturantët kërkojnë rishikim te testit te matematikes, ndërsa ngritën akuza edhe për provimin e gjuhës. Ata ndalën protestat e pranuan të futen në provimin e lëndëve me zgjedhje me shpresën se ky i fundit do të jetë në nivelet e premtuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb